Mësuese Sevgi e kupton që Ojky ndodhet në një situatë të vështirë dhe i ofron të bisedojnë. Ugur i jep posterin Sevgit dhe e fton për të dalë së bashku. Asu shkon të marrë Ojkynë në shkollë dhe takohet me Sevgin. Sevgi i thotë Asusë se mund të flasë me të sa herë të dëshirojë. Ojky i thotë Asusë se nuk ka dëshirë të takohet më me Xhemalin. Asu e siguron se Xhemal nuk do vijë më në shtëpinë e saj. Ojky gjen pije alkoolike në frigorifer dhe i hedh të gjitha. Asu nxehet me Ojkynë kur sheh se nuk ka më pije në frigorifer. Asu përpiqet ta mbajë veten për hir të planit. Ajo i kërkon Ojkysë ta thërrasë nënë por Ojky nuk i përgjigjet. Sevgi dhe Ugur dalin në takim. Ojky pyet sërish Asunë pse e braktisi. Asu i tregon se asokohe nuk kishte njeri që ta ndihmonte dhe as para. Demir tani që mbeti pa punë vështirësohet nga gjendja ekonomike. Ai vendos t’i kthehet sërish punëve të pista. Asu i premton Ojkysë se do vijë në panarin e shkollës. Ajo kalon bukur me Ojkynë dhe i gatuan ushqim. Por në mbrëmje Asu e lë Ojkynë vetëm në shtëpi dhe shkon të pijë në bar. Ojky gjen në shtëpinë e Asusë ditarin e saj dhe foton me Demirin e Xhemalin. Shoqet e klasës ngacmojnë Ojkynë për prindërit e saj./revistawho.com