Pak ditë më parë, Justin Timberlake u bë pjesë e mediave për shkak të një fotoje që po qarkullonte, ku ai dukej i kapur për dore me kolegen e tij, Alisha Wainwright. Ai ka reaguar së fundmi, duke sqaruar se ka qenë mjaft i pirë atë natë. “Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme dhe familjes që i vura në një situatë kaq të sikletshme. Jam i fokusuar në të qenurit bashkëshorti dhe babai më i mirë që mund të jem”, është shprehur Justin. Me këtë deklaratë, ai ka treguar se familja e tij vazhdon të jetë i bashkuar dhe se këngëtari do bëjë më të mirën për të ndrequr gabimin e tij.