Vajzat e ekranit janë gjithnjë në hap me modën dhe trendet e fundit. Një aksesor që po e shohim shpesh ta përdorin vipat është rrethi në kokë. Këtë aksesor po e shohim gjithnjë e më shpesh. Disa nga vajzat e famshme shqiptare që e kanë përdorur deri tani janë Alketa Vejsiu, Era Rusi, Liberta Spahiu, Eva Murati, Xhensila Pere, Bebe Rexha por edhe shumë të tjera. Rrethi është një aksesor që me siguri e keni edhe ju në shtëpitë tuaja pasi është shumë i domosdoshëm. Tani ky aksesor po kthehet në modë për vetë faktin se mund të përdoret me çfarëdo lloj veshje./revistawho.com