Aktori indian Ashish Kapoor u bë shumë i famshëm në Shqipëri nga seriali “Sarasvatiçandra” por edhe nga lidhja me modelen shqiptare, Ilda Kroni. Për një kohë të gjatë Ashish dhe Ilda postonin foto me njëri-tjetrin, bënin dedikime romantike dhe udhëtonin bashkë. Mirëpo së fundmi janë ngjallur dyshime se ata janë ndarë. Ashish prej disa muajsh nuk ka postuar më foto me Ildën. Aktori kujdesej që për çdo rast të publikonte foto me bukuroshen shqiptare duke i shprehur dashurinë por nuk ka ndodhur më kështu. Madje Ashish e ka hequr Ildën edhe nga Instagrami. Modelja gjithashtu prej shumë muajsh nuk ka postuar më foto me aktorin indian. Të dy aktualisht janë të fokusuar tek puna, Ashish me aktrimin dhe Ilda me modelingun./revistawho.com








