Fill pas ndarjes nga miliarderi saudit, Hassan Jameel, pas një lidhje 3-vjeçare, Rihanna ka vendosur të vazhdojë jetën e saj pa u ndikuar nga e shkuara. Së fundmi këngëtarja 31-vjeçare, është parë të kalojë kohë me reperin Asap Rocky, sipas ‘The sun’. Dyshja janë parë së bashku në Neë York City.
“Ata ndanë një suitë hoteli gjatë këtij udhëtimi në New York. Sidoqoftë Rihanna nuk ka dëshirë ta quajë lidhje kaq shpejt, pas ndarjes me Hassan. Ata janë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po i marrin gjërat lehtë pasi janë ende në fillim”, është shprehur një burim për revistën e njohur.
Megjithatë po i njëjti burim ka shtuar se Rihanna nuk mendon të ketë një të ardhme me Rocky-n, pasi dëshiron thjesht të argëtohet./revistawho.com