Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka shkuar në 70 numri i të prekurve nga Koronavirusi në vendin tonë.
Pesë rastet e reja janë në Tiranë dhe një në Fier. Vetëm dy ditë më parë, u shënua dhe viktima e dytë në vend ku bëhet fjalë për një 66 vjeçar nga Lushnja i cili vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese, teksa viktima e parë ishte një 73 vjeçare nga Durrësi, e cila ishte kthyer nga Italia.
Gjithashtu Ministria bën thirje të vazhdueshme se të gjithë qytetarët që kanë shqetësime të telefonojnë 127 dhe mos paraqiten direkt në spital.