Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Eli Fara ka ndarë pak më parë me ndjekësit e saj një foto të hershme të saj, të cilën e ka realizuar fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, i cili sot feston ditëlindjen e tij.
“Foto by @fadilberishaphotography Edhe 100. Artist me zemër të madhe dhe shpirt të bukur”, ka shkruar Eli krah fotos së saj të fundit ku shfaqet mjaft elegante dhe tërheqëse me një fustan në ngjyrë të zezë.
Kujtojmë se Fadil Berisha është një nga fotografët më të famshëm e më të suksesshëm në SHBA.