Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Me dhimbje vazhdoi gjimnazin, ja vendimi për të cilin Aurela Gaçe i është mirënjohëse sot prindërve të saj

12/04/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Me dhimbje vazhdoi gjimnazin, ja vendimi për të cilin Aurela Gaçe i është mirënjohëse sot prindërve të saj

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ishte e ftuar ditën e sotme në programin ‘E Diela Shqiptare’, në ‘Tv Klan’. Ajo interpretoi në skenë disa prej këngëve të saj duke dhuruar shumë emocione dhe një prej tyre ishte dhe “Shpirti i shpirtit tim”.





Aurela u shpreh se në përgjithësi zhytet tek ndjesitë e saj për të nxjerrë atë që duhet të thotë dhe ndjesinë për këtë këngë e ka ndjerë kur ka takuar Skerdin, bashkëshortin e saj.

“Historia e kësaj poezie është pak…Unë në përgjithësi zhytem tek historitë e mia, ose tek ndjesitë e mia për të nxjerrë atë që dua të them, por kjo është 100% ndjesi e asaj që unë kam ndjerë, kur kam takuar Skerdin”, tregoi Gaçe.


Më pas Aurela tregoi dhe se si vendosi të ndjekë gjimnazin, ndonëse ishte shumë e dhënë pas kantos.

“Po meqenëse dashuroja këngën dhe dihej edhe nga prindërit që ajo ishte dashuria ime, unë atë ëndërroja. Me dhimbje shumë të madhe e kam vazhduar gjimnazin, mbasi prindërit më dhanë fjalën, që mbasi të rritesh edhe pak dhe të kuptosh se çfarë është e mira dhe e keqja. Se unë se kuptoja, se normal kur je 15 vjeç të duket sikur i di të gjitha, por nuk i di, sot i falenderoj që nuk më lejon të rrezikoja sepse ato mendonin si prindër unë mendoja thejsht me zemër. Kur kam ardhur pastaj në Tiranë, ëndrra ime u realizua sepse dola në festival. Por me kalimin e kohës fillova të kuptoj që më duhet të gdhendesha, le të themi që është një gur që ti tani kërkon ta kalitësh”, pohoi artistja e njohur.

Ndër të tjera, Aurela tregoi se ka ndjekur studimet e larta për aktrim dhe në studio pohoi se prindërit nuk e kanë lejuar që të shkonte të studionte kanto në Vlorë dhe ndaj me dhimbje të madhe ka vazhduar gjimnazin, që e kishte tek dera e shtëpisë, megjithatë sot i falenderon që nuk e kanë lejuar që të rrezikonte në atë moshë./revistawho.com

Tags: aurela gacebashkeshortie diela shqiptaregjimnaziintervistemuzikeprinderitvendime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Next Post
“Trashëgojmë traditën”, Bieta e ka gjetur tashmë asistentin e saj më të mirë në kuzhinë

“Trashëgojmë traditën”, Bieta e ka gjetur tashmë asistentin e saj më të mirë në kuzhinë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera