Duka i Cambridge, ka folur për herë të parë publikisht rreth momenti kur babai i tij, Princ Charles u infektua me ‘Covid-19’.
Në një intervistë për ‘BBC’, William tregoi se u shqetësua shumë kur mori lajmin për shkak të moshës delikatë të të atit.
“Më duhet ta pranoj, fillimisht isha shumë i shqetësuar, pasi mosha e tij bën pjesë tek ajo më delikatja përsa i përket këtij virusi. Im atë ka patur dhimbje krahërori e të ftohtë për vite me radhë, prandaj thoja me vete që nëse është dikush që do ta kalojë këtë sëmundje është padyshim ai”, ka pohuar princi.
Ai ka shtuar se ndonëse Princ Charles kishte simptoma të lehta, momenti më i vështirë për të ishte ai i izolimit. Sipas tij kjo periudhë do të ndikonte dhe në anën psikologjike të babait, pasi ky i fundit nuk do të mundte të shëtiste dhe të kryente çdo aktivitet tjetër si më parë.
Tashmë Princ Charles është shëruar, ndonëse gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë nën kontrollin e mjekëve./revistawho.com