Këngëtarja e njohur, Valbona Mema, ka qenë sot në një lidhje ‘skype’ me emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ndër të tjera, Valbona foli edhe për ndarjen e motrës së saj nga jeta, e cila ishte po ashtu nëna e këngëtares Xhesika Polo. Mema u shpreh se ishte shumë e lidhur me të dhe se nuk e beson dot që ajo nuk është më
“Rudina, unë para shumë vitesh i kam humbur të dy prindërit dhe me këtë motër kam qenë shumë, po shumë e lidhur. Kjo ka qenë një shtysë për shumë gjëra të miat sepse është mamaja e Xhesikës dhe ajo e dinte shume mirë profesionin e të qenit këngëtare. Dhe shumë herë flisnim me të, diskutonim me të. Unë ikjen akoma sot nuk e pranoj Rudina, sepse më duket si një ëndërr. Nuk e besoj akoma. Thjeshtë ajo iku shumë shpejt, para kohe, por nuk kishim çfarë t’i bënim. Ishte një sëmundje që…ajo e humbi betejën me kancerin e gjirit”, u shpreh ajo. Më pas Valbona rrëfeu luftën e motrës së saj me sëmundjen e rëndë.
“Ajo para një viti e gjysmë u diagnostikua, po me tumor në gji, e hoqi njërin gji, ishte pak më mirë, vazhdoi terapitë e veta, sivjet u rëndua pak më shumë, prapë vazhdoi terapi, u bë pak më mirë dhe për një javë ka ikur. D.m.th. e humbi betejën edhe pse ishte shumë e fortë. Është dhimbje shumë e madhe, unë nuk ka ditë, nuk ka orë nuk ka minutë që unë mos ta kujtoj. Nuk mund ta them dot sa e hidhur është humbja e motrës”./revistawho.com