Nga Krisanthi Kalogeri
Hëna e Re e muajit në shenjën e Binjakëve vjen për të na kujtuar se është koha për të rindërtuar, për t’u rikthyer në punë, për të përparuar dhe për të realizuar synimet afatgjata. Përparimi dhe zhvillimi kërkojnë organizim, si dhe shumë durim dhe këmbëngulje, gjë që duket pak e vështirë në gjithë skenën planetare. Aspekti harmonik i kësaj Hëne të Re me Saturnin e bën atë pozitive, por ka edhe disa aspekte të tjera që vështirësojnë realizimet tona. Aspekti jo harmonik me Marsin shton dinamizëm në iniciativa, por vendimet e nxituara, si dhe situatat e tensionuara duhet të shmangen. Nga ana tjetër Mërkuri dhe Venus në kurs retrogradë në lidhje jo harmonike dhe të saktë me Neptunin krijojnë një atmosferë të turbullt dhe madje edhe mashtruese. Mungesa e qartësisë, keqinformimi, keqinterpretimi, vështirësitë në marrëdhënie, idealizimi dhe zhgënjimi do të na shpërqendrojnë dhe do të na largojnë nga veprimtaria jonë. Kushtojini vëmendje çështjeve financiare dhe investimeve, duke shmangur keqadministrimin dhe duke u dhënë rëndësi detajeve pasi aty ekziston sekreti i suksesit . Njëkohësisht nuk do të mungojnë mashtrimet dhe skandalet gjatë kësaj periudhe. Në rast të çështjeve serioze, mos hezitoni të kërkoni ndihmën e ekspertëve. Sidoqoftë, kjo Hënë e re na ofron mundësinë për të stabilizuar dhe riforcuar pozitat tona dhe për të bërë fillime të reja me baza që do t’i durojnë kohës. Me sens të përbashkët dhe realizëm, ne mund të vendosim qëllime afatgjata realiste dhe të arritshme. Veçanërisht të favorizuar janë Binjakët, Ujori, Peshorja, Shigjetari dhe Luani të lindur në 3-4 ditët e para të shenjës, por me lëvizje të kujdesshme të përfituar do të dalin dhe përfaqësuesit e Virgjëreshës dhe të Peshqve. Të kujdesshëm në çështjet financiare dhe emocionale duhet të jenë Binjakët (lindur 11-13 qershor), Virgjëresha (lindur 12-15 shtator), Peshqit (lindur 10-13 Mars) dhe Shigjetari (lindur 11-13 Dhjetor) të lindur në dhjetëditëshin e dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë të shenjës. Sigurohuni që i shihni gjërat në përmasa reale përpara se të merrni vendime. Çfarë do të mbjellim tani do të korrim në qershor.
DASHI
Fillon për ju një periudhë mjaft aktive me lëvizje, kontakte dhe biseda që do të kontribuojnë në realizimin e qëllimeve dhe dëshirave tuaja. Tani mund të ndërmerrni projekte të rëndësishme. Hëna e re premton një kontakt të rëndësishëm, i cili është premtues për zhvillimin dhe përparimin tuaj. Të jeni të kujdesshëm në trajtimin e marrëdhënieve dhe veçanërisht në bashkëpunimet financiare.
DEMI
Përqendrohuni në financat dhe karrierën tuaj pasi është koha të shpërbleheni për përpjekjet dhe konsistencën tuaj. Shmangni marrëveshjet financiare me miqtë dhe mos lejoni që pasiguria juaj t’ju fut në shpenzime të panevojshme.
BINJAKËT
Hëna e re në shenjën tuaj premton fillime të reja, të qëndrueshme dhe me perspektivë, në fushën personale dhe profesionale, veçanërisht për ju të lindur në dhjetë ditët e para të shenjës. Ndërsa në një situatë kaotike dhe me rrezik të ekspozoheni në fushën profesionale dhe emocionale, do të jeni ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe fillim të dhjetëditëshit të tretë të shenjës. Persona nga e kaluara do të bëjnë rishfaqjen e tyre dhe në përgjithësi jetoni një jetë të fortë sociale dhe emocionale. Përfitoni nga shanset dhe përkushtohuni vetes dhe përparimit tuaj.
GAFORRJA
Mendoni se keni shumë fronte të hapura, gjë që ju bën të ndiheni të lodhur dhe ndoshta i jepni përmasa jo reale gjërave apo situatave që krijohen. Punoni në intimitet, pa u besuar të tjerëve me planet tuaja dhe duke shmangur marrjen e vendimeve impulsive dhe të nxituara. Një takim sekret profesional ose emocional mund të ndodhë gjatë kësaj kohe. Përfitoni nga mundësitë për zhvillimin e biznesit dhe përmirësoni financat tuaja. Pak relaksim i kombinuar me një largim të shkurtër do të ishte ideal për ju.
LUANI
Hëna e re premton bashkëpunim profesional me stabilitet dhe perspektivë për ju. Duket sikur përmirësohen kushtet e punës dhe rutina juaj e përditshme, dhe ju jepet mundësia për të hartuar një rrugë të re. Promovoni punën, biznesin dhe planet tuaj. Miqtë ju ofrojnë mbështetjen e tyre mjaft të dini të dalloni të besuarit. Kujdes në lëvizjet financiare dhe riskun që do të ndërmerrni. Në fushën emocionale do të paraqiten raste dhe mundësi përmes jetës sociale dhe mjedisit miqësor, diku atje do të zbuloni marrëdhënien e qëndrueshme dhe serioze për ju.
VIRGJËRESHA
Stabilitet, mirënjohje dhe mundësi të reja ju vijnë në fushën profesionale. Ju që jeni në kërkim të një pune është koha për t’u mobilizuar. Përgjigjuni sfidave dhe përfitoni nga shanset ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës dhe kushtojini vëmendje marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve si dhe financave tuaja, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit së tretë të shenjës (kryesisht të lindurit rreth 12-15 shtator). Në fushën emocionale ekziston një larmi, disa jetojnë një situatë romantike me rrezikun e zhgënjimit, të tjerët kanë takime të papritura dhe të tjerët mundësi unike për diçka të fortë dhe serioze.
PESHORJA
Ju ofrohen mundësi unike në të gjitha fushat. Horizonte të reja po hapen dhe do të lindin interesa dhe hobe të reja gjatë gjithë kësaj kohe. Një vepër apo një krijimtari e juaja mund të marrë formën dhe rrugën e dëshiruar ndërsa gëzimi dhe dashuria ngjyrosin jetën tuaj. Veçanërisht të favorizuar jeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Shmangni gabimet që mund t’ju kushtojnë dhe tregoni qëndrueshmëri në punën tuaj duke qenë të përpiktë të gjithë ju, por më shumë ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë të shenjës.
AKREPI
Hëna e re në datën 22 të muajit kërkon prej jush të përqendroheni në çështjet familjare dhe në çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe pronën tuaj. Keni gjithë talentet dhe aftësitë t’i sillni situatat në rezultatin e dëshiruar për ju mjaft të përdorni strategjinë diçka që e njihni mirë dhe të mos jeni provokues. Vetëm me planifikimin dhe strategjinë e duhur keni shanset që planet e investimeve tuaja të kenë sukses. Jeta erotike është shumë interesante, me libido në nivele të larta dhe ju gati për të shijuar dhe plotësuar dëshirat erotike.
SHIGJETARI
Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet bëhen tema kryesore e ditëve gjatë kësaj periudhe. Me Hënën e re përballë jush ekziston mundësia për të mbyllur një marrëveshje ose bashkëpunim të rëndësishëm. Ju që keni lindur në dhjetë ditët e para favorizoheni veçanërisht. Sidoqoftë, do të jeni mjaft social me kontakte, biseda dhe diskutime ndërkohë që dhe njerëzit apo situata nga e kaluara do të dalin në pah. Nuk do të mungojnë problemet familjare që duhet të vlerësoni me realitet, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet dhe tensionet. Në fushën emocionale, gjërat janë të komplikuara për ju të lindurit në fund dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë. Herë idealizoni situatën apo partnerin , herë ndiheni të zhgënjyer dhe herë të tjera nuk dini se çfarë doni.
BRICJAPI
Rutina e përditshme për ju do të jetë intensive, plot diskutime dhe kontakte. Ju jeni unik në organizimin dhe planifikimin e saj, megjithatë gabimet dhe mos përqendrimi nuk do të mungojnë. Hëna e re ju ofron mundësi profesionale dhe personale dhe njëkohësisht mundësi për një fillim të ri në mënyrën tuaj të jetës duke bërë lëvizje korrigjuese. Kushtojini vëmendje shëndetit dhe të jeni të kujdesshëm kur drejtoni makinën. Përmes mjedisit tuaj miqësor ose të punës do të keni mundësinë për një njohje të re mjaft interesante dhe me perspektivë për ju.
UJORI
Hëna e Re, në shenjën miqësore për ju të Binjakëve, vjen për t’ju ofruar mundësi të reja në fushën personale dhe erotike. Një histori e re dashurie me perspektivë mund të fillojë këtë herë, veçanërisht për ju të lindurit në ditët e para dhe dhjetë ditët e para të shenjës. Ndërsa situatat nga e kaluara mund të restauroni ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë. Flirt, gëzim dhe dashuri, premton periudha për ju. Vëmendje duhet t’i kushtohet sektorit financiar dhe riskut të investimeve.
PESHQIT
Hëna e re në 22 maj vjen për t’ju ofruar zgjidhje në çështjet familjare dhe çështjet lidhur me pronën tuaj. Mundohuni të jeni sa më realistë dhe dinamikë , duke shmangur ndikimin e emocioneve dhe tensionet që mund të krijohen. Shanse unike do të keni në jetën tuaj emocionale dhe profesionale gjatë kësaj periudhe ndërsa problemet dhe keqkuptimet në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet ekzistuese nuk do të mungojnë. Sigurohuni që vlerësoni realisht situatën përpara se të merrni vendime./revistawho.com