Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh! 14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë! 14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

EKSKLUZIVE / Flet Agron Llakaj: “Portokalli”, e kam vendosur në kornizë përjetësisht!

04/06/2020
in Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
EKSKLUZIVE / Flet Agron Llakaj: “Portokalli”, e kam vendosur në kornizë përjetësisht!

Lajmi i “revistawho.com” se Agron Llakaj do të kthehet në drejtimin e “Portokalli”, bëri xhiron e portaleve. Largimi i Altin Bashës dhe rikthimi i ish-drejtuesit të “Portokalli” në “Top Channel” do të ishte sensacion për sezonin televiziv. Por Agron Llakaj nuk e mendon më rikthimin në ekranin ku sipas tij mori fill akademia e parë e humorit në Shqipëri. Në një prononcim ekskluziv për “revistawho.com”, Llakaj thotë se kapitulli i tij me “Top Channel” është vendosur në një kornizë përjetësisht. “Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtet. “Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për “Top Channel” e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj rrace njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti! “Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. “Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”, – thotë Llakaj, i cili nuk mohon në asnjë moment ftesën e drejtuesve të “Top Channel” për t’u rikthyer në skenën e aq shumë emocioneve. Aktori dhe krijuesi i njohur, aq i dashur për shqiptarët thotë gjithashtu se ka oferta për t’u larguar nga “Vizion Plus” me të dyja projektet e tij televizive. “Sa i takon fjalëve… është e vërtetë që kam ftesa edhe për “Al Pazar”, por edhe për “Fake Off”, që të shkoj diku tjetër, po i studioj me qetësi bashkë me stafin tim dhe në kohën e duhur do vendos! Por do të shtoja, njerëzit kanë aq shumë halle e probleme jetike dhe s’do të dijë njeri as ku shkon Agroni apo dikush tjetër. Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku”, – përfundon Llakaj duke lënë të hapur mundësinë e shfaqjes në një tjetër logo gjatë sezonit të ri televiziv.





Prej 8 vitesh “Al Pazar” është spektakli i së shtunës në “Vizion Plus” që mbledh një audiencë të konsiderueshme edhe në matjet televizive. Por për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të prej shtatorit, do të duhet të presim edhe pak… / revistawho.com


Tags: Agron Llakajal pazarhumorportokallirevista whotop channelvizion plus
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
Next Post
Si të pakësoni gazrat e stomakut pas ushqyerjes?

Si të pakësoni gazrat e stomakut pas ushqyerjes?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera