Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-kunati i mbretëreshës së Spanjës po thotë se ka pasur një lidhje me të dhe mediat spanjolle po vlojnë! 04/12/2023
Billie Eilish bëri një deklaratë të thjeshtë, por humbi menjëherë 100 mijë ndjekës në Instagram! 04/12/2023
Sot Margot Robbie, por dikur emrin e “Barbie” e mbante Tyra Banks 04/12/2023
Mercure hyn në tregun në rritje të mikpritjes ne Shqipëri me një hotel elegant në Tiranë 04/12/2023
3 muaj pas ndarjes, këngëtarja e njohur gjen të dashur të ri 04/12/2023
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

EKSKLUZIVE / Flet Agron Llakaj: “Portokalli”, e kam vendosur në kornizë përjetësisht!

04/06/2020
në Lajme, Vetëm në WHO
Kohë leximi: 2 min
A A
EKSKLUZIVE / Flet Agron Llakaj: “Portokalli”, e kam vendosur në kornizë përjetësisht!

Lajmi i “revistawho.com” se Agron Llakaj do të kthehet në drejtimin e “Portokalli”, bëri xhiron e portaleve. Largimi i Altin Bashës dhe rikthimi i ish-drejtuesit të “Portokalli” në “Top Channel” do të ishte sensacion për sezonin televiziv. Por Agron Llakaj nuk e mendon më rikthimin në ekranin ku sipas tij mori fill akademia e parë e humorit në Shqipëri. Në një prononcim ekskluziv për “revistawho.com”, Llakaj thotë se kapitulli i tij me “Top Channel” është vendosur në një kornizë përjetësisht. “Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtet. “Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për “Top Channel” e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj rrace njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti! “Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. “Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”, – thotë Llakaj, i cili nuk mohon në asnjë moment ftesën e drejtuesve të “Top Channel” për t’u rikthyer në skenën e aq shumë emocioneve. Aktori dhe krijuesi i njohur, aq i dashur për shqiptarët thotë gjithashtu se ka oferta për t’u larguar nga “Vizion Plus” me të dyja projektet e tij televizive. “Sa i takon fjalëve… është e vërtetë që kam ftesa edhe për “Al Pazar”, por edhe për “Fake Off”, që të shkoj diku tjetër, po i studioj me qetësi bashkë me stafin tim dhe në kohën e duhur do vendos! Por do të shtoja, njerëzit kanë aq shumë halle e probleme jetike dhe s’do të dijë njeri as ku shkon Agroni apo dikush tjetër. Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku”, – përfundon Llakaj duke lënë të hapur mundësinë e shfaqjes në një tjetër logo gjatë sezonit të ri televiziv.



Prej 8 vitesh “Al Pazar” është spektakli i së shtunës në “Vizion Plus” që mbledh një audiencë të konsiderueshme edhe në matjet televizive. Por për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të prej shtatorit, do të duhet të presim edhe pak… / revistawho.com





Etiketa: Agron Llakajal pazarhumorportokallirevista whotop channelvizion plus
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hidhet shorti i “Euro 2024”, Shqipëria në grupin “bombë”!
Lajme

Hidhet shorti i “Euro 2024”, Shqipëria në grupin “bombë”!

02/12/2023
7 parashikimet e Baba Vangës për vitin 2024!
Lajme

7 parashikimet e Baba Vangës për vitin 2024!

30/11/2023
Pse je me fat nëse ke një Shigjetar në jetën tënde!
Horoskopi

Pse je me fat nëse ke një Shigjetar në jetën tënde!

24/11/2023
Festat e Nëntorit vijnë me ulje çmimesh deri 25% në DigitAlb
Lajme

Festat e Nëntorit vijnë me ulje çmimesh deri 25% në DigitAlb

24/11/2023
Vit triumfesh, vit sfidash, Osman Stafa rrëfen betejën me alopecinë!
Lajme

Vit triumfesh, vit sfidash, Osman Stafa rrëfen betejën me alopecinë!

22/11/2023
Fjala më e përdorur në rrugët e Tiranës ka vetëm tri shkronja!
Lajme

Fjala më e përdorur në rrugët e Tiranës ka vetëm tri shkronja!

16/11/2023
Para
Si të pakësoni gazrat e stomakut pas ushqyerjes?

Si të pakësoni gazrat e stomakut pas ushqyerjes?





TË FUNDIT

Ish-kunati i mbretëreshës së Spanjës po thotë se ka pasur një lidhje me të dhe mediat spanjolle po vlojnë!

Ish-kunati i mbretëreshës së Spanjës po thotë se ka pasur një lidhje me të dhe mediat spanjolle po vlojnë!

04/12/2023
Billie Eilish bëri një deklaratë të thjeshtë, por humbi menjëherë 100 mijë ndjekës në Instagram!

Billie Eilish bëri një deklaratë të thjeshtë, por humbi menjëherë 100 mijë ndjekës në Instagram!

04/12/2023
Sot Margot Robbie, por dikur emrin e “Barbie” e mbante Tyra Banks

Sot Margot Robbie, por dikur emrin e “Barbie” e mbante Tyra Banks

04/12/2023
Mercure hyn në tregun në rritje të mikpritjes ne Shqipëri me një hotel elegant në Tiranë

Mercure hyn në tregun në rritje të mikpritjes ne Shqipëri me një hotel elegant në Tiranë

04/12/2023
3 muaj pas ndarjes, këngëtarja e njohur gjen të dashur të ri

3 muaj pas ndarjes, këngëtarja e njohur gjen të dashur të ri

04/12/2023

MË TË LEXUARAT

  • “Mjaft e shitët veten kaq lirë”, mes aludimeve për ndarjen nga Olsi, Egli Tako reagoi (ashpër) për herë të parë!

    “Mjaft e shitët veten kaq lirë”, mes aludimeve për ndarjen nga Olsi, Egli Tako reagoi (ashpër) për herë të parë!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • EKSKLUZIVE/ Kiara dhe Luizi, prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Do apo nuk do nuk qëndron dot larg Shakirës, Pique fotografohet në Miami

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Është zyrtare, Ledri dhe Sara nuk janë më bashkë!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ja kush do të këndojë në dasmën e Kleas dhe Elgitit!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera