Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Çfarë të bëni kundër celulitit? Zgjidhja natyrale që ju vjen në ndihmë

11/06/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Çfarë të bëni kundër celulitit? Zgjidhja natyrale që ju vjen në ndihmë

Celuliti është një problem që prek thuajse të gjithë njerëzit.





Nuk ka më rëndësi gjinia apo mosha, celuliti ka filluar të shfaqet tek kushdo dhe puna për ta larguar është e madhe.

Ekspertët thonë se 80-90% e grave vuajnë nga celuliti në një pjesë të trupit të tyre.


Ajo që e shkakton këtë gjendje të lëkurës është jetesa e përditëshme, ushqimi, mosha, gjenetika, rrobat e ngushta e ndonjëherë edhe ndryshimet hormonale në trup.

Megjithëse mund të duket i padëmshëm dhe të trajtohet vetëm si një problem estetik, dhjami i mbledhur në pjesën afër sipërfaqes së lëkurës shkakton probleme me qarkullimin e gjakut, ndalon prodhimin e kolagjenit dhe qarkullimin e lëngjeve në trup.

Për ta evituar gjithë çfarë shpjeguam më sipër e mbi të gjitha lëkurën e mbledhur në këmbë, krahë apo bark si fillim duhet të praktikoni një jetesë të shëndetëshme.

Mundohuni të hidratoheni sa më shumë, të konsumoni shumë ujë, perime, fruta dhe të ushtroheni nga pak çdo ditë ose disa herë në javë.

Krahas këtyre mënyrave celulitin mund ta largoni edhe me një trajtim natyral që të gjithë e keni në shtëpi.

AgroWeb ju këshillon ta përgatisni sipas shpjegimeve mëposhtë dhe ta aplikoni mbi lëkurë disa herë në javë.

Çfarë ju duhet:

2 filxhanë llum kafeje

Gjysmë filxhani vaj ulliri ose kokosi

1 filxhan sheqer kaf

Vajra esencialë kanelle apo vanilje sipas dëshirës

Si ta përgatisni

Për të përgatitur trajtimin tuaj merrni një enë të thellë dhe përzieni të gjithë përbërësit bashkë, derisa të formohet një masë homogjene.

Pasi të keni mbaruar dushin, merrni në duar pak nga kjo masë dhe fërkoni pjesën e mbulur nga celuliti.

Bëjeni këtë në mënyrë të vazhdueshme me lëkizje rrethore derisa të shikoni që lëkura po skuqet.

Në këtë mënyrë gjaku po qarkullon lirisht në trup dhe celuliti po shkrihet.

Kafja do të ndihmojë në qarkullimin e mirë të gjakut, sheqeri pastron thellësisht lëkurën e ndërsa vajrat sigurojnë hidratim dhe butësi që zgjat.

Bëni kujdes që të mos e dëmtoni lëkurën gjatë këtij procesi duke e fërkuar më shumë se duhet.

Bëjeni këtë proces të paktën dy herë në javë ose sa herë sa laheni në zonat problematike për ju.

Masën e krijuar për këtë trajtim mund ta ruani të mbyllur deri në një vit në frigorifer.

Kështu me disa lëvizje dhe përbërs të thjeshtë do të mund të largoni një problem që siç përmendëm prek shumë njerëz e veçanërisht gra./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Çfarë fshihet pas emrit të vajzës? Angelina Jolie ndan historinë e trishtë të familjes së saj

Çfarë fshihet pas emrit të vajzës? Angelina Jolie ndan historinë e trishtë të familjes së saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera