Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hapje me emocion e Fest 64′ Elhaida Dani rikthen “Pyes lotin” nga Elsa Lila në nje version të riorkestruar 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si të rinoni lëkurën pas të 40-ve? Kujdesi që ju duhet

09/07/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Si të rinoni lëkurën pas të 40-ve? Kujdesi që ju duhet

Konsiderohet si organi më i madh i trupit, ndaj që nga këtu kujdesi për lëkurën fillon e bëhet kompleks.





Dihet që gjatë viteve elasticiteti i saj humbet e për rrjedhojë përballeni me lëkurën e varur apo rrudhat.

Fytyra mund të themi që është pjesa më delikate, ku pas moshës 25 vjeç procesi i rigjenerimit ndalon.


Kjo ndihet menjëherë pasi kaloni të 30-at dhe shumë më shumë rreth të 40-tave.

Dëshira për të pasur një trup, lëkurë apo fytyrë që përcjell shëndet është prezente tek të gjithë, ndaj AgroWeb.org ju sugjeron disa mënyrë se si mund ta bëni këtë.

Përtej trajtimeve shumë të kushtueshme të rinisë, fytyrën dhe të gjithë trupin mund ta rigjeneroni duke ndjekur disa këshilla praktike.

Nisni me secilën pak nga pak dhe kthejeni në një stil të vërtetë jetese.

Pastrimi

Pastrimi rrënjësor i lëkurës është çelësi i shëndetit dhe bukurisë së saj.

Me këtë proces sa të nevojshëm aq edhe të lehtë do të largoni nga fytyra juaj përveç papastërtive edhe shumë vite.

Sapo të zgjoheni, kujdesuni që të pastroni mirë fytyrën me ujë të bollshëm dhe detergjent të posaçëm për tipin e lëkurës tuaj.

Këtë bëjeni çdo mëngjes dhe çdo darkë, në mënyrë që të nxirrni nga fytyra juaj të gjithë papastërtitë e ditës.

Hidratohuni

Uji është elementi kyç për çdo funksion të trupit.

Një burim energjie dhe shëndeti për trupin që shpeshherë neglizhohet.

Ndikimi i tij fillon që nga lëkura e shëndetshme e deri tek shëndeti i mirë i organeve të brendshme.

Prandaj për të çliruar lëkurën tuaj nga çdo toksinë e jashtme dhe nga çdo periudhë stresi konsumoni shumë ujë.

Mjekët këshillojnë të pini rreth 8 gotë në ditë.

Një aspekt tjetër i hidratimit, është edhe ai i hidratimit të lëkurës me kremra të ndryshëm.

Zgjidhni të përshtatshmin për lëkurën tuaj dhe lyejeni atë pasi ta pastroni çdo mëngjes dhe darkë.

Përdorni kremra të pasur me kolagjen dhe vitaminë C për më shumë rezultat.

Mbrohuni nga Dielli

Pas moshës 40 – 50 vjeç pas periudhës së menopauzës lëkura bëhet gjithnjë e më shumë e ndjeshme ndaj diellit.

Kështu shtohen njollat bashkë me rrudhat duke ju bërë të dukeni më të mëdhenj në moshë.

Gjithnjë përdorni krem mbrojtës kur dilni jashtë në diell edhe gjatë periudhës së dimrit, pasi rrezet e dëmshme e prekin gjithnjë lëkurën e pambrojtur.

Me këtë regjim të thjeshtë e shumë praktik lëkura juaj do t’I ndjejë ndryshimet gradualisht, e në mënyrë natyrale./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Të gjithë të shqetësuar për Kanye West, nga se vuan reperi?

Të gjithë të shqetësuar për Kanye West, nga se vuan reperi?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera