Keni njolla të errëta në fytyrë dhe qafë? Sipas ekspertëve ato janë të padëmshme dhe formohen për shkak të mbiprodhimit të melaninës, si rezultat i ekspozimit ndaj rrezatimit Ultraviolet.
Por edhe një predispozicion gjenetik gjithashtu mund të çojë në formimin e tyre.
Përmes disa përbërësve të thjeshtë, ju mund të largoni këto njolla të errëta në fytyrë ose qafë, pa qenë e nevojshme të përdorni kimikate të ndryshme.
Uthulla
Uthulla përmban acid malik që nxjerr jashtë qelizat e errëta të lëkurës dhe eleminon njollat e errëta. Merrni një tas të vogël dhe shtoni 1 lugë gjelle uthull molle dhe 1 lugë çaji mjaltë. Përziejini mirë dhe aplikojeni në fytyrën dhe zonën e qafës. Lëreni për rreth 20 minuta dhe më pas shpëlajeni duke përdorur ujë të vakët.
Limoni
Vitamina C e pranishme në limon shfaq veti anti-pigmentuese dhe siguron mbrojtje ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Përdorimi i tij gjithashtu mund të zvogëlojë prodhimin e melaninës dhe të eleminojë zonën e prekur nga njollat e zeza. Me ndihmën e një pambuku, ju mund të aplikoni lëng limoni në zonën e prekur dhe shpëlajeni pas 20 minutash. Këshillohet të përdoret dy herë në javë.
Aloe Vera
Aplikimi i xhelit Aloe Vera në lëkurë mund të parandalojë dëmtimin nga rrezet e diellit. Xheli Aloe Vera gjithashtu mund të zvogëlojë depozitimin e melaninës dhe pakëson njollat e zeza. Masazhojeni fytyrën me xhel Aloe Vera për 5 minuta çdo ditë. Më pas e shpëlani me ujë të vakët./tvklan.al