Viti i ngarkuar ka bërë që të jenë tê shumtë ata që kanë vërshuar drejt plazhit për të kaluar këto ditë të nxehta vere. Edhe këngëtarja e njohur, Orgesa Zaimi, ka nisur pushimet me familjen e saj në bregdetin e jugut. Megjithatë duket se pushimet për të dhe fëmijët nuk janë njësoj si për të gjithë. Orgesa i aktivizion fëmijët me pasionet e tyre edhe gjatë plazhit. Ajo ka ndarë disa pamje teksa Bora dhe Kroni pikturojnë buzë detit dhe duken mjaft të talentuar. Kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar disa momente efikase, edhe pse me pushime.