Pas probleme të shumta në familje, Kanye West duket se ka mundur ta rrimarë veten duke qëndruar sa më shumë fëmijëve të tij.
43-vjeçari e ka kaluar ditën e dielë me shërbimet e kishës së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten, Kim Kardashian.
Kjo paraqitje e Kanye-t ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi reperi vazhdon t’i dedikohet historive në bibël të cilat i paralelizon edhe në jetën reale.
Kanye ka qenë i shoqëruar gjithashtu me pastorin e quajtur Joel Osteen, me të cilin duket se ndan një pjesë të mirë të kohës teksa merret me shërbimet në kishë.
Kujtojmë se reperi ka treguar edhe më parë se është një besimtar i madh dhe se është angazhuar në aktivitete të ndryshme në kishë së bashku me familjen.
Së fundmi pas problemeve me shëndetin mendor dhe bipolaritetin, duket se West ka vendosur të kalojë më shumë kohë në këtë mënyrë dhe pranë fëmijëve të tij.