Disa kalimtarë gjejnë të pajetë Atakanin. Kemal dhunon Ejylin dhe e burgos sërish. Ai e detyron të shkruajë një letër ku t’i informojë miqtë e saj se është mirë dhe mos t’i telefonojnë më. Mert i kërkon falje Meralit. Feride mëson për vdekjen e Atakanit dhe shqetësohet për Ejlylin. Ajo u tregon vajzave. Songyl kërkon ndihmën e të atit për të mësuar vendndodhjen e Ejlylit por ka frikë se Kemal do i bëjë diçka atij. Xhemre i tregon Serkanit se Ejlyl është zhdukur. Serkan rreh Kemalin për të mësuar të vërtetën. Songyl i vë kusht Zehrës të mësojë nga Kemali ku ndodhet Ejlyli. Neriman së bashku me Feriden dhe vajzat lexojnë letrën e Ejlylit dhe kuptojnë që ajo është rrëmbyer pasi shkruan se është e lumtur me Atakanin ndërkohë që ai ka vdekur./revistawho.com