Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Si ia kërkoi ndarjen dhe çfarë ndodhi më pas? Si rrallëherë, Eli Fara rrëfehet për ish-bashkëshortin

18/10/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Si ia kërkoi ndarjen dhe çfarë ndodhi më pas? Si rrallëherë, Eli Fara rrëfehet për ish-bashkëshortin

Këngëtarja e njohur, Eli Fara, ka qenë e ftuara speciale në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Eli ka folur si rrallëherë për rininë e saj dhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, nga e cila ka ardhur në jetë vajza e vetme e këngëtares, Marina.





Ardit Gjebrea: Po prindërit e babait të Marinës si të pritën?

Eli Fara: Më pritën shumë mirë, ata donin ta martonin djalin e tyre.


Ardit Gjebrea: Erdhi Marina.

Eli Fara: Nuk i kisha bërë ende 18 vjeç dhe në të njëjtën kohë punoja edhe si mësuese në një fshat të largët, në Dërsnik.

Ardit Gjebrea: Si shkonte marrëdhënia bashkëshortore?

Eli Fara: Realisht ka qenë me debate sepse brenda meje fillova të hap sytë për çfarë kisha bërë dhe në të njëjtën kohë prisja shumë edhe nga pala tjetër që të ndërgjegjësohej, prisja shumë nga ai. Kemi pasur debate të shumta siç mund të ketë çdo çift. Nuk ishin të këndshme shumë raste dhe ato raste shpesh më çonin në mendimin që nëse nuk do shkonte, unë do ndahesha edhe pse isha bërë me fëmijë.

Ardit Gjebrea: E mendoje ndarjen?

Eli Fara: E mendoja që atëhere.

Ardit Gjebrea: Po ai?

Eli Fara: Ai u mundua me të vetën, hyri në një punë, sigurisht që edhe ai më ka dashur, por karakteri i tij, ishte ai që ishte. Unë isha mësuar me një familje të rregullt, me besim për njëri-tjetrin, me mirësi etj dhe shpesh nuk e gjeja veten.

Ardit Gjebrea: Si u ndave?

Eli Fara: Erdhi dhe një situatë e tillë që ndodhi ndarja sepse ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë.

Ardit Gjebrea: Ti ke qenë më të gjatë gjithë kohës apo jo?

Eli Fara: Po kam qenë, isha me vajzën dhe jetoja në të njëjtën shtëpi me prindërit e tij. Në gjyqin e parë që u bë pas 6 muajsh ka qenë i gjithë qyteti para gjykatës.

Ardit Gjebrea: Pse?

Eli Fara: Ishin kurioz t’i shihnin çunat kur dilnin, i nxirrnin nga makinat e policisë dhe hynin në gjyq, ishin kuriozë se çfarë do ndodhte, familjarë, të afërm, sepse ishin shumë çuna që ishin përzierë në këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që t’i the boll dhe çfarë bëre, ike tek prindërit, ndejte në Korçë, ike në Tiranë?

Eli Fara: Prindërit ishin me mendimin që unë të kthehesha tek ata, por unë  isha e vendosur që do i dilja ballë vetë çdo gjëje dhe mendoj që ia kam dalë. Nuk mendoj që është faj të gabosh, është faj të rrish në gabim.

Ardit Gjebrea: Ke folur me Marinën, ia ke treguar të gjitha?

Eli Fara: Jo të gjitha, i kam treguar aq sa kam menduar se duhet të dijë. Edhe Marina ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Next Post
25-vjetori i Encës, këngëtarja nis të festojë ashtu siç di vetëm ajo

25-vjetori i Encës, këngëtarja nis të festojë ashtu siç di vetëm ajo








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera