“Emily in Paris” është fiksimi më i fundit i të apasionuarve pas serialeve. Seriali tregon jetën e një vajze amerikane me emrin Emily, e cila fiton punën e ëndrrave. Dhe cila është ajo? Të punojë në një firmë marketingu franceze, me detyrën për të sjellë pak perspektivë amerikane në të. Prestigjiozia amerikane “Cosmopolitan” i ka kushtuar një artikull aktorëve të këtij seriali duke na zbuluar më shumë për ta.
Lily Collins në rolin e Emily Cooper – Një vajzë e re nga Chicago, e cila zhvendoset në Paris për punën e saj të ëndrrave.
Collins ka lindur në Mbretërinë e bashkuar, por është zhvendosur në Los Angeles kur ishte 7 vjeçe. Ajo ka luajtur në “Mirror Mirror”, “The Mortal Instruments: City of Bone”, “Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile”. Aktorja ka prindër të famshëm – muzikantin Phil Collins dhe aktoren Jill Tavelman.
Lucas Bravo në rolin e Gabriel – Fqinji i Emily-t, i cili punon si shef.
Bravo është nga Franca dhe ka luajtur në disa filma me metrazh të shkurtër, si “Caprice” dhe “Beautiful injuries”.
Philippine Leroy-Beaulieu në rolin e Sylvie – Shefja e Emily-t, e cila na kujton shumë Miranda Priestly.
Leroy-Beaulieu është nga Italia dhe ka luajtur në disa filma të njohur francez si “Three Men And A Cradle” dhe “Natalia”. Ajo është e bija e aktorit Philippe Leroy-Beaulieu.
Ashley Park në rolin e Mindy Chen – Mikesha e ngushtë e Emily-t
Park ka lindur në California, por është rritur në Michigan. Ajo njihet për rolet e saj në “Mean Girls” dhe “The King and I”.
Samuel Arnold në rolin e Julien – koleg i Emily-t dhe gjithashtu rival.
Arnold është nga Franca dhe ky është roli i tij i parë i mirëfilltë. Aktori më parë është shfaqur në serialin francez “Platane” dhe në filmin “Tuer un homme”.
Bruno Gouery në rolin e Luc – Koleg i Emily-t
Gouery është nga Franca dhe përpos aktor, është gjithashtu edhe shkrimtar. Ai është shfaqur në disa seriale franceze si “Doc Martin, President Alphonse dhe Super Jimmy”.
Camille Razat në rolin e Camille – Mikesha e Emily-t dhe ish-e dashura e Gabrielit.
Razat është nga Franca, është modele, aktore dhe ka luajtur në mini-serialin francez “The Disappearance” dhe në filmin horror “Girls with Balls”.
Kate Walsh në rolin e Madeline Wheeler – Mentorja e Emily-t
Walsh është nga California dhe ka luajtur në shumë seriale të njohur si “Grey’s Anatomy, Private Practice, Umbrella Academy dhe 13 Reasons Why”.
William Abadie në rolin e Antoine Lambert – Një nga klientët e Emily-t, i cili flirton me Sylvie.
Abadie është nga Franca dhe ka luajtur në disa seriale amerikan si “Sex and the City, Ugly Betty, The O.C., Gotham, dhe Sweetbitter”.