Vijon të jetë i lartë numri i personave që humbasin jetën për shkak të koronavirusit dhe numri i rasteve të reja. Gjatë 24 orëve të fundit Covid-19 u ka marrë jetën 7 qytetarëve. Viktimat janë një 47-vjeçare nga Vlora, një 63-vjeçar, një 70-vjeçar dhe një 72-vjeçare nga Tirana, një 70-vjeçar dhe një 71-vjeçar nga Durrësi, 83-vjeçare nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2,508 testime dhe kanë rezultuar gjithsej 490 qytetarë me Covid-19.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë.







