Ka shikues e shikues. Ka nga ata që s’të falin lapsusin, ka edhe nga ata që s’të falin blunë e këmishës, si Thomas, djali i vogël i Ilva Tares, që i ulur në sallonin e shtëpisë po sheh mamin në televizor. Vetëm se ka diçka që sot ia ka prishur qejfin: ngjyra blu që ajo ka zgjedhur të veshë. “Dua rozë. Prapë blu?”, ankohet ai gati në të qarë, me seriozitetin që kërkon kjo çështje kaq madhore. Ja që çunat nuk kërkojnë veç blunë, por kur vjen puna te mami duan gjithë ëmbëlsinë e rozës. Sikur Ilva ta kish mbajtur këtë video veç për vete, do na kish privuar nga një buzëqeshje këtë mbrëmje.
View this post on Instagram