Sara Hoxha është treguar shumë e rezervuar për jetën e saj private pas ardhjes në jetë të Romanit. Trashëgimtarja e Top Channel prezantoi vogëlushin me publikun, dy ditë pas lindjes së tij e më pas preferoi t’ja ruante sa më shumë privatësinë. Por tani Roman është rritur dhe më në fund arritëm ta shihnim falë fotos së publikuar së fundmi nga Sara. Vogëlushi shfaqet pranë pemës së Krishtlindjeve, ose më saktë pranë pemës së tij të Krishtlindjeve pasi Sara tregon se bebat e saj dëshironin të kishin pemë të personalizuar këtë vit.
“Bebet kanë pemën e tyre të Krishtlindjeve këtë vit. Ata dëshironin të kishin një pemë të kuqe në shtëpi dhe mua nuk më pëlqeu si ide”-shkruan Sara krah fotos ku Roman shfaqet duke parë me kureshtje pemën e zbukuruar me drita e arinj polar.