Nëse mendonit se miqësia me ish-in është e pamundur, Miranda Kerr iu vërteton të kundërtën. Modelja e ftuar në “The Drew Barrymore Show” u shpreh se ndihet shumë e lumtur që ish-bashkëshorti i saj Orlando Bloom ka gjetur dashurinë dhe e adhuron Katy Perry-n.
“E adhuroj Katy-n dhe jam shumë e lumtur që Orlando ka gjetur dikë që e bën të lumtur gjithashtu, sepse në fund të ditës për djalin tonë, Flynn është e rëndësishme që të ketë një mami dhe babi të lumtur”.
Miranda dhe Orlando janë prindër të djalit të tyre 9-vjeçar, Flynn dhe pas ndarjes në vitin 2013, të dy kanë gjetur lumturinë me partnerë të tjerë.
Në gusht Orlando u bë baba për herë të dytë me ardhjen në jetë të vajzës së tij dhe Katy Perry-t, Daisy Dove Bloom.
“Jam shumë mirënjohëse që Orlando dhe Katy kanë gjetur njëri-tjetrin dhe jam mirënjohëse që unë kam gjetur bashkëshortin tim të mrekullueshëm”-përfundoi Miranda.