Chrissy Teigen dhe John Legend kanë kaluar një periudhë tepër të vështirë pas humbjes së fëmijës së tyre të tretë. Çifti po prisnin plot emocion të bëheshin prindër të një vogëlushi, por muajin e kaluar, në javën e 20 të shtatzënisë, Chrissy pësoi hemorragji. Supermodelja u largua nga rrjetet sociale për një kohë të gjatë, por tani është rikthyer duke dhënë intervistën e saj të parë. Chrissy dhe John ishin të ftuar në “Good Morning America”, ku deklaruan se do të bëjnë bamirësi duke ndihmuar familjet me fëmijë të sëmurë, duke i paguar atyre shpenzimet gjatë kurimit.
“Çdokush që na njeh ne, e di që gjëja më e rëndësishme për ne është familja. Kur ke mundësinë të mbështetesh te njerëzit e dashur, kohët e vështira kalojnë më lehtë. Ne e kuptojmë dhimbjen e atyre që kanë fëmijë të sëmurë dhe nuk kanë mundësi për kurimin e tyre”.
View this post on Instagram