Nëse ka një copë e cila nuk del kurrë nga moda, ajo është copa xhins. Kësaj rradhe do të njohim cilat janë modelet më “cool” të pantallonave xhins për këtë pranverë. Sigurisht, modeli që ju do të zgjidhni varet nga karakteri dhe format juaj e trupit, kështu që jeni të lirë të përshtasni zgjedhjen tuaj në galerinë e mëposhtme.
1- Pantallonat xhins deri tek kyçi i këmbës
Pantallonat e ngushta xhins deri tek kyçi i këmbës janë më “in” se kurrë këtë pranverë. Kavilja e cila është konsideruar nga shumë stilistë si një ndër pjesët më sensuale të trupit duhet të jetë me çdo kusht e zbuluar këtë pranverë. Ky stil xhinsesh duhet shoqëruar me këpucë të hapura me takë jo shumë të lartë, por edhe me këpucë të stilit “balerinë” do t’i rrinin më së miri kësaj veshje.
2- Xhinse si putra elefanti
Janë quajtur “putra elefanti” xhinset të cilat janë të ngushta lartë dhe vijnë duke u zgjeruar në pjesën e poshtmë. Këto xhinse duhet jenë me shtratë lartë si edhe të gjata aq sa t’ju mbulojë tërësisht këpucët që ju keni veshur. Nisur nga gjatësia dhe modeli i tyre i gjërë ne fund ato janë quajtur me nofkën “putër elefanti”. Gjithsesi, ky model xhinsesh do t’ju tregojë këmbë elegante dhe të gjata.
3- Xhinse të grisura
Xhinset e grisuar do t’ju shoqërojnë edhe këtë pranverë. Kujdes! Mos ngatërroni rrjepjen me grisjen. Xhinset duhet të jenë të grisura në pjesën e gjurit, duke nxjerrë në pah gjuntë tuaj elegantë. Një model i tillë xhinsesh ju bën të dukeni “tip” por nuk është e këshillueshmë si veshje të përdoret në ambjente zyre apo në vende ku kanë të përcaktuar një kod veshjeje.
4- Xhinse me stampa
Ju mund të jeni stilistë të xhinseve tuaja. Stampa të ndryshme shumëngjyrëshe nuk duhet ti hidhni por ti vendosni në xhinset tuaj në mënyrë të çrregullt. Xhinset do të duken më stil. Të shoqëruar me nje T-shirt të thjeshtë ju do të dukeni “wow”.
5- Xhinset e mamit
Këtë pranverë është rikthyer modeli i xhinseve që ndoshta më parë na ka bërë të qeshim. Bëhet fjalë për xhinset të cilat kanë një shtratë të lartë, janë të gjera në pjesën e sipërme dhe vijnë duke u ngushtuar tek kavilja. Ky model xhinsesh po bën një bujë të madhe në shtëpitë e modës kryesisht në Francë dhe në Amerikë. Janë tepër të rehatshme dhe mund të vishen me nje T-shirt apo këmishë paksa të gjerë.