Një status i këngëtares italiane Laura Pausini është kthyer në temë debati në rrjet. E revoltuar pas lajmeve të shumta për vdekjen e Maradonës, Laura shkroi një status ku shprehej se në 25 Nëntor ishte edhe Dita Ndërkombëtare për Eliminin e Dhunës ndaj Grave, por sipas saj nuk iu dha aspak rëndësi pasi të gjithë ishin fokusuar tek legjenda e futbollit.
“Në Itali bën më shumë lajm lamtumira e fundit që i jepet një burri, sigurisht shumë i zoti për të luajtur futboll, por shumë pak i vlerësueshëm për një mijë gjëra personale të bëra publike, sesa lamtumira që u jepet shumë femrave të keqtrajtuara, dhunuara, abuzuara. Sot ato nuk janë lajmi më i rëndësishëm i këtij vendi, edhe pse këtë mëngjes kanë humbur jetën edhe dy femra të tjera. Nuk di çfarë të mendoj më”, shkruan Laura.
Pas polemikave të shumta, këngëtarja e fshiu postimin.