Dita e Falenderimeve, e gjeti këtë vit Vanessën pa të dashurin e saj të zemrës, Kobe Bryant. Basketbollisti u nda nga jeta në janar të këtij viti pas një aksident me helikopter. Të premten, Vanessa e kujtoi bashkëshortin me një foto ku ata shfaqen në Disneyland dhe krah saj shkroi se dashuria e tyre ka qenë një dashuri me shikim të parë.
Vanessa dhe Kobe u martuan në vitin 2001 dhe u bënë prindër të katër vajzave: Natalia, 17 vjeç, Gianna, 13 vjeç, Bianka, 3 vjeç dhe Capri, 1 vjeç.
Gianna është vajza e cila humbi jetën së bashku me të atin në aksidentin e ndodhur në janar, aksident i cili i mori jetën edhe 7 personave të tjerë në bord.
Pas asaj dite, Vanessa vendosi të qëndrojë e fortë për hir të vajzave të saj teksa është shprehur e qetë që vajza dhe bashkëshorti kanë njëri-tjetrin në parajsë.