Nuk ia tregon portretin, nuk ia zbulon emrin, por Gigi Hadid nuk i kursen fotot me të bijën. Supermodelja u bë nënë për herë të parë në shtator, nga lidhja me këngëtarin Zayn Malik. Çifti janë shumë të lumtur që janë bërë prindër dhe po shijojnë ditët e tyre më të bukura. Megjithatë kanë vendosur që privatësinë e të voglës së tyre ta ruajnë me fanatizëm.
Për fat të mirë kemi Yolandën, mamin e Gigit, e cila ia ka zbukuruar mbrëmjen fansave me një foto ku shfaqet modelja dhe vajza e saj. Yolanda ka shkrepur një moment shumë të ëmbël, ku Gigi puth të bijën plot dashuri.
“Ti je dritë dielli” –ishte përshkrimi që Yolanda vendosi krah fotos.
Ndërkohë, ne akoma po presim për emrin…