Melania Trump ka dekoruar për herë të fundit Shtëpinë e Bardhë përpara se bashkëshorti i saj, Donald Trump të lërë zyrën në 20 Janar. Këtë mëngjes, Melania falenderoi të gjithë ata që e ndihmuan për dekorimin e shtëpisë duke publikuar në rrjete sociale disa foto të shkrepura pranë pemëve gjigante.
“Së bashku ne festojmë këtë tokë që jemi krenarë ta quajmë shtëpi”-shkroi Zonja e parë e Amerikës krah fotove.
Ndjekësit e kanë përgëzuar shumë Melaninë për guston e saj dhe mënyrën si e ka dekoruar edhe këtë vit Shtëpinë e Bardhë.
Ndonëse pak kohë më parë u publikuan disa kaseta sekrete ku pretendohej se Melania nuk e kishte aspak me qejf dekorimin e shtëpisë, në fakt vit për vit ajo ka treguar se e bën me shumë dëshirë këtë punë dhe këtë e tregojnë imazhet e mëposhtme nga Shtëpia e Bardhë.
View this post on Instagram