Justin Bieber ka deklaruar së fundmi se dëshiron që ai dhe Hailey të kenë shumë fëmijë. “Dua fëmijë sa më shumë që Hailey mund të bëjë”-u shpreh këngëtari.
Mirëpo ndryshe i ka planet Hailey. Modelja ndonëse dëshiron të ketë fëmijë, nuk është ende gati pasi fillimisht do të përmbushë disa nga qëllimet e saj përpara se të bëhet nënë.
“Unë do doja skuadër futbolli, por është trupi i saj dhe do veprojmë siç dëshiron ajo. Mendoj që ajo do pak fëmijë”-tha Justin i ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres.
Këngëtari shtoi se ai është dakord me vendimin e bashkëshortes për të pritur dhe pak për fëmijë.