Gigi Hadid është rikthyer në punë, dy muaj pasi solli në jetë vajzën e saj. Këtë e bëri të ditur vetë Gigi e postoi një foto duke njoftuar se është rikthyer në zyrë teksa të bijën ia ka lënë në kujdestari të ëmës Yolandës. Kjo e fundit ndryshe nga Gigi dhe Zayn që e ruajnë me shumë kujdes privatësinë e të voglës, bën të kundërtën.
Yolanda pëlqen herë pas herë ta thyejë rregullin e çiftit dhe të publikojë foto të vogëlushes në rrjete sociale. Së fundmi e ëma e Gigit ka postuar një foto me mbesën dhe shkruan: “Ne e kaluam ditën së bashku teksa mami nuk ndodhej këtu”.
Yolanda poston shpesh foto me vogëlushen dhe vetëm pak kohë më parë u shpreh: “Zemra ime është mbushur me kaq dashuri dhe gëzim nga kjo bebe vogël. Ajo është një ëngjëll i rënë nga qielli”.