Almeda Abazi po pret të bëhet nënë për herë të dytë e gjatë kësaj kohe ka qëndruar aktive në rrjete sociale. Së fundmi bukuroshja shqiptare ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave, të cilët kanë qenë kuriozë për shtatzëninë e saj të dytë dhe një ndër to e pyet nëse ajo dhe Tolga e kishin bërë me plan apo jo.
“Me apo pa plan? Se mua më erdhi pa plan dhe ishte më mirë se rriten shumë shpejt” – ishte pyetja e ndjekëses.
“Pa plan, por sigurisht që shumë e lumtur edhe pse surprizë”-përgjigjet Almeda.
Prezantuesja ka zbuluar gjithashtu se ka neps për të ëmbla dhe fle shumë gjumë.