Aktorët duhet të bëjnë shpesh sakrifica për rolet e tyre në filma dhe kështu i ka ndodhur edhe George Clooney-t. Për filmin “The Midnight Sky”, George duhet të mbante një dietë që i ka ndikuar në shëndetin e tij. Aktori është dërguar në spital me dhimbje të forta stomaku dhe është diagnostikuar me një problem serioz në pancreas. George ka humbur 11 kilogramë për rolin e tij si një mbijetues i një katastrofe globale. Aktorit iu desh të mbante dhe mjekër për këtë rol duke ndryshuar në mënyrë drastike pamjen.
“Mendoj se po përpiqesha më shumë se ç’duhet për të humbur peshë shpejt dhe nuk po kujdesesha për veten time. Më mori disa javë që të bëhesha më mirë. Ne ishim jashtë në mes të akullnajës në Finlandë, që na e bëri punën shumë më të vështirë”-tha aktori.