Në 6 Dhjetor Ertemiona dhe Devisi i dhanë fund beqarisë pas 9 vitesh bashkë. Ishin vetë ata që e ndanë lajmin e bukur me ndjekësit në rrjete sociale, me dy foto ku tregonin unazat dhe një tjetër ku shfaqej Ertemiona me fustan të bardhë dhe Devisi me kostum.
Çifti ishte i ftuar sot tek “Rudina”, ku treguan për këtë moment kaq të rëndësishëm në jetën e tyre. Ndër të tjera Ertemiona tha se për celebrimin dëshironte një fustan të thjeshtë, elegant, por po punon edhe për një fustan tjetër.
Pse? Sepse çifti do të “arratiset” së shpejti për të bërë një ceremoni vetëm ata të dy.
“Në fakt për fustan nusërie jemi duke punuar akoma për atë që do të vijë më pas. Ne mendojmë të arratisemi të dy dhe të bëjmë diçka vetëm ne”-tha Ertemiona.








