Alban Dudushi u përballë me një pyetjeje goxha të sikletshme gjatë emisionit ‘Binjakët Show’. Moderatorët e pyetën se cilën nga emisionet e pasdites, ndjek tashmë Dudushi. “Duhet të ndjek Evin se e kam në kontratë, shprehet ai duke shpjeguar me diplomaci zgjedhjen. Pas largimit nga ‘Top Channel’ gjërat duket se kanë ndryshuar për çiftin e njohur, të paktën këto detaje të vogla dhe fakti që tashmë nuk punojnë bashkë.
Kujtojmë se kjo është intervista e parë e Bietës dhe Albanit së bashku. Pas vitesh bashkjetesë, dy personazhet e njohur u ‘martuan’ në skenën e ‘Binjakët Show’./revistawho.com







