“Shkelësja e ligjit”-kështu e titullon “Daily Mail”, një nga mediat më prestigjioze britanike, artikullin e fundit për Rita Orën. Jo më kot, ky epitet për këngëtaren është vendosur pas shkeljes së rregullave Covid nga Rita. Kjo e fundit organizoi një festë ditëlindje duke mbledhur miqtë e saj e duke injoruar rregullat anti-Covid, gjë për të cilën më pas kërkoi falje publike dhe pagoi gjobë.
Rita u zhduk për disa ditë, por tani do të rikthehet me një detyrë të re. Siç raporton “Daily Mail”, Rita do të jetë pjesë e jurisë në “The Voice Australia”.
Paneli i jurisë do të përbëhet edhe nga Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.
Rita ka qenë trajnere edhe në “The voice UK” teksa shprehet se mezi po pret të gjejë yllin e radhës në Australi.







