Pak ditë më parë Ledri dhe Sara u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Çifti e pagëzuan vogëlushen me emrin e veçantë Poem Blu dhe nuk po i kursejnë fotot e saj duke mos ia fshehur portretin, siç ndodh zakonisht me personazhet publikë.
Ende pa ardhur në jetë, Poem Blu-së, i ati i kushtoi edhe një këngë me titullin “Si baba”. Por vogëlushen nuk e zë gjumi me këngët e Ledrit.
Sara na ka treguar se Poem Blu fle më qetë, kur Dhurata Dora i këndon. Këngëtarja shihet në një komunikim me video me Sarën dhe një mikeshë të tyre, teksa Poem Blu fle. Me siguri Dhurata ndihet shumë e lumtur që bebushja arrin të fle me zërin e saj ndërsa Ledri e Sara tashmë e kanë gjetur zgjidhjen.