Dua Lipa i është përgjigjur së fundmi pyetjeve që fansat kanë kërkuar për të në Google duke shuar kuriozitetin për shumë pyetjeve.
Që në fillim të intervistës Dua tregoi se është shqiptare teksa më pas foli edhe për nënën e saj, Anesën duke i kushtuar fjalë që janë për t’u mbajtur shënim.
“Mamaja ime është një ëngjëll i dërguar nga lart. Ajo quhet Anesa dhe është mbështetja ime më e madhe dhe shoqja ime e ngushtë”-u shpreh Dua.
Anesa e ka publikuar intervistën e të bijës duke ia shprehur dashurinë në shqip me fjalët “Të dua”.








