Marrëdhënia e princit Harry dhe princit William nuk ka qenë dhe aq e mirë kohët e fundit. Por fryma e Krishtlindjeve ka sjellë paqe në familjen mbretërore. Harry, William, Meghan dhe Kate kanë shkëmbyer dhurata këtë vit.
Mediat e huaja raportojnë se Meghan dhe Harry do i festojnë Krishtlindjet në shtëpinë e tyre në Montecito, ndërsa William dhe Kate nuk e dinë ende planin pasi është në dorë të Mbretëreshës.
Megjithatë ndonëse jetojnë të ndarë, ata i kanë dërguar njëri-tjetrit dhurata dhe ne u bëmë shumë kuriozë tani çfarë mund të ketë brenda pakove.







