Këngëtari Harry Styles dhe aktorja Olivia Wilde janë zyrtarisht çifti më i ri i showbizit. Harry dhe Olivia janë parë bashkë në një dasmë teksa duart i mbanin të lidhura me njëri-tjetrin.

Harry ishte i ftuar në një dasmë private në Montecito, pasi menaxheri i tij martohej. Në dasmë ishin të ftuar gjithsej 16 vetë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Harry mori me vete edhe të dashurën e tij të re, Olivian dhe çifti nuk i ndanin duart nga njëri-tjetri gjatë gjithë eventit.

Çifti ka një diferencë moshe prej 10 vitesh. Harry është 26 vjeç ndërsa Olivia 36. Ajo në nëntor u nda nga partneri i saj prej 7 vitesh Jason Sudeikis, me të cilin ka edhe dy fëmijë.









