Meghan Markle mund të jetë sërish shtatzënë ose të paktën kështu po përflitet nga fotot e fundit ekskluzive të publikuara nga e përjavshmja “Gente”. Në fotot e shkrepura nga paparacët, Meghan shfaqet me barkun e fryrë, e veshur me triko, pallto, kapuç, syze e maskë.
Thashethemet kanë nisur edhe nga fakti që kohët e fundit, Meghan është shfaqur në intervista apo rrjete sociale vetëm me fytyrë, pa treguar trupin.
Megjithatë gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve për sa kohë vetë çifti ose ndonjë burim i afërt pranë tyre nuk konfirmon gjë mbi shtatzëninë.