Mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, Rezart Veleshnja dhe Visjan Ukcenaj u vendosën përballë një sfide ku duhet t’i përgjigjeshin disa pyetjeve. Një prej tyre ishte se cilin aktor ata e shohin të mbivlerësuar dhe cilin të nënvlerësuar.
Rezarti deklaroi se sipas tij aktori më i mbivlerësuar është Gaz Paja, kolegu i tij në “Portokalli”.
“Gaz Pajën e mbivlerësojnë se është pjesë e politikës. Politika ka pasur gjithmonë emër të pistë dhe e pastrojnë me emra të artit dhe me këtë rast e mbivlerëosjnë se duhet ta paguajnë”, tha Rezarti.
Ndërsa si aktorin më të nënvlerësuar, Rezarti dhe Visjani ranë dakort për Niko Kanxherin, mësuesin e tyre në Akademinë e Arteve.








