Irma Libohova, e ftuar ditën e sotme në “E diell”, në një intervistë përballë Edi Manushit u rrëfye si rrallëherë edhe për jetën private dhe tregoi detaje për martesën saj në vitin 1982.
Irma u shpreh se ajo ndryshe nga nuset e tjera, nuk ka patur emocione. Madje ajo ka kënduar vetë në dasmën e saj.
“Jam martuar në 82-shin dhe e shikoj që nuk kam pasur emocione si nuse, kurse ai ka pasur, me cigare në dorë. Unë kam kënduar vetë në dasmën time edhe tek familja e burrit dhe tek e imja. Kam qenë në estradë të shtetit në atë kohë. Nuk ka qenë dasmë muzikë për muzikë sepse nuk kishte këngëtarë, ata erdhën më vonë. Ishte një familje burrash, në shtëpi ishte vetëm vjehrra ime, kur shkova unë nuse u bënë dy gra, më pas lindi dhe çuni im dhe u bënë katër meshkuj. Ishte një burrnajë e tërë dhe ne dy gra merreshim vesh. Besniku ka qenë njeri shumë i ndjeshëm si natyrë, inteligjent dhe shumë gjëra nuk i shfaqte i përtypte, ndërkohë që unë kam qenë një tjetër natyrë, ishte burrë i zgjuar”, tha Irma.








