Rudina Dembacaj e nisi vitin me një lajm të bukur. Ajo dhe Mark u martuan zyrtarisht dhe zbuloi se do të ketë edhe dasmë. Pas kësaj deklarate publiku po priste ta shihte Rudinën nuse, Markun dhëndër e foto dhe video nga dasma.
Pooor Rudina sapo na zhgënjeu! Në një intervistë për “After Party”, një rubrikë me pyetje në kanalin e Luanës në Youtube, Rudina tha se dasmën do e bëjë private.
Pra të gjitha ato që prisnim na mbetet t’i shohim vetëm kur Rudina të publikojë ndonjë foto a video në rrjete sociale. Moderatorja, e cila gjithë këtë kohë ka bërë publike gjithcka nga jeta e saj, ka vendosur që dasmën me Markun ta shijojë për qejfin e saj dhe në privatësi.







