Ledina Çelo ka publikuar një foto nga viti 1997 dhe të gjithë mbetëm gojëhapur. Asokohe, këngëtarja ka qenë vetëm 20 vjeç, por duket shumë në formë njësoj si tani.
Ajo që bie në sy është ndryshimi në ‘look’ që ka pësuar gjatë viteve, duke nisur nga flokët që tashmë i ka bionde dhe nuk i ndahet më kësaj ngjyre. Vihet re edhe fakti që Ledina përherë i ka ndjekur trendet e momentit. Edhe në këtë foto duket që ka përdorur një grim që na kthen pas në vite.
Ledina ka po të njëjtin shikim seksi para fotove edhe tani, si atëherë, e me siguri do e ketë përherë.
Sot, 23 vite më pas, Çelo vazhdon të mbetet ikonë e bukurisë shqiptare megjithëse është larguar nga vëmendja mediatike duke ju përkushtuar familjes dhe biznesit jashtë Shqipërisë./revistawho.com