Të gjithë kemi dëshirë të veshim çdo gjë të bukur që na pëlqen, por jo çdo veshje do i rrinte për shtat trupit tonë. Ja cilat janë modelet e fundeve që i shkojnë trupit tuaj.
- Keni trup në formën e shkronjës “I”
Të gjithë ato femra të cilat kanë një trup të formës “I” sikurse paraqitet në foto, nuk duhet t’i mungojë në garderobën e tyre një fund kovë me pala. Palat krijojnë fryrje të copës duke i dhënë kështu formë trupit tuaj.
- Trup në formën e shkronjës “V”
Të kesh një trup në formën e shkronjës “V”, duhet të keni si qëllim të bëni një balancë të pjesës lart me atë poshtë. Për ta arritur këtë ju duhet te vishni funde me prerje drejtë, dhe duhet të vendosni me çdo kusht rrip i cili e realizon shumë mirë balancën e kërkuar.
- Trup në formën e shkronjës “H”
Një trup me forma të tilla kërkon nje fund të ngushtë tub deri poshtë gjurit. Në këtë menyrë ju do të nxirrni më në pah linjat tuaja lakmuese.
- Trup ne fomën e shkronjës “A”
Ju të dashura femra bëni mirë t’i jepni pak më shumë larmishmëri formave tuaja. Një fund i qepur ne një cope të derdhur me pala në fund, e realizon më së mirë këtë qëllim.
- Trup në formës e shkronjës “X”
Femrat me një trup të tillë janë të ngushta në pjesën e sipërme dhe të gjera në pjesën e poshtme të trupit. Për të bërë një balancë të pjesës së poshtme me atë lart, ju duhet të përdorni funde te derdhura. Kështu do të dukeni më bukur pa e nxjerr në pah “defektin” tuaj.
- Trup në formën e shkronjës “O”
Të gjithë ato femra të cilat kanë një trup me forma të rrumbullakëta ashtu si gërma “O”, mjafton të veshin një fund pak sipër gjurit dhe janë gati për të dalë.
- Trup në formën e “8”
Femrat me një trup të lakuar duhet të veshin me çdo kusht fund të ngushtë, treçereksh me një gjatësi poshtë gjurit. Do të dukeni perfekt me këtë veshje.
- Për të gjitha femrat e shkurtra
Fundi i shkurtër sipër gjurit do t’ju bëjë të dukeni më të gjata femra të dashura. Ky “truk” do të t’iu bëj të ndiheni mirë me veten dhe të tërhiqni vemendjen e të tjerëve.