Bloggerja Sara Karaj u bë nënë e një djali pak para se 2021-i të hynte dhe që prej atSara Karaj tregon me video: Jeta e natës me një beb të vogëlij momenti jeta e saj ka ndryshuar tërësisht. Ajo ka gjithashtu një kanal në ‘Youtube’ ku tregon gjithçka për përditshmërinë, shpesh këshillon dhe ndan eksperienca që shumë fansa të saj, por jo vetëm i konsiderojnë të vlefshme. Këtë herë me videon e re që ka publikuar, Sara ka treguar me detaje si është një mbremje e saj me beben duke u kujdesur gjatë gjithë natës. Edhe pse goxha e re në moshë dhe me një bebe 3 muajshe, shumë nëna i kanë besuar përvojë së bloggeres.
“Doja të ndaja atë që besoj se shumë prindër kalojnë, por nuk e ndajnë”, ka shkruar ajo. Në video bie në sy ngarkesa e nënës së re, por fatmirësisht partneri i saj e ndihmon shumë. Çifti i ri ka bërë një ndarje me orare për t’u kujdesur për Tomasin sa herë i hahet apo duhe të ndërrohet gjatë natës. Pak nga guida e Sarës mbase do ju hyjë edhe ju në punë që të organizoni më mirë natën e lodhshme me një bebush./revistawho.com








