Po bëjnë xhiron e rrjetit këtë pasdite disa foto ku shfaqen dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Tea dhe Bearti duke u puthur. Këto foto vërtetojnë se dyshja janë në një lidhje, ashtu siç Shqipe Hysenaj kishte deklaruar pak ditë më parë.

Mirëpo kujtojmë këtu që Tea doli nga “Përputhen” çift me Andin. Ky i fundit ka reaguar me një video ku shprehet se nuk ka fjalë për këtë që është zbuluar.
“Nuk di nga t’ja nis e çfarë të them. Nuk kam fjalë për këtë që sapo ndodhi, por do bëj një live do flasim për të gjitha se ju detyrohemi një shpjegim nga ana morale si dhe unë dhe Tea, sapo të qartësohem do ju them dhe ju ca do ndodh ju kërkoj falje të gjithëve, thjesht ju kërkoj shumë falje”-thotë Andi.









